Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se PAN ka kërkuar që të vendosin një ditë që të mbahet seanca dhe kanë siguruar se nuk do e bojkotojnë atë, raporton EO.
Lekaj kritikoi Vetëvendosjen, të cilët seancën e së hënës e kanë shfrytëzuar për njollosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Nuk ka nevojë askush të na shesë mend këtu sepse ka të atillë që vuajtjet e popullit i kanë parë vetëm në media e sot e keqpërdorin foltoren për të fyer atë që kemi më të shenjën, luftën e UÇK-së. Ju e keni shfrytëzuar pa kuorum foltoren për të fyer ata që falë tyre jemi këtu e këtu e fjalën për Vetëvendosjen”, ka thënë Lekaj.
“Ne e kemi thënë qartë që nuk marrim pjesë në seanca dhe kemi lutur ta anulojnë seancën që të kemi një format të tillë që të konsultohemi, është përmendur edhe enjte edhe e premtja. Kemi kërkuar ta qesim ne votim por nuk jemi dakorduar”, tha Lekaj.