Lëkura nuk do ta përballojë motin e ftohtë nëse nuk respekton 4 rregulla bazë

Prishtinë | 07 Jan 2024 | 21:17 | Nga Ekonomia Online

Shumë femra ankohen për problemet me lëkurën gjatë muajve të ftohtë të dimrit. Një pjesë janë shumë të kujdesshme gjatë muajve të verës, ndërsa kur vjen dimri, kujdesi zbehet. Po çfarë ndodh kur është koha e ftohtë?

Në muajt e ftohtë, lëkura bëhet më e ndjeshme, ndaj trajtimi edhe në muajt e dimrit duhet të jetë po aq i madh sa edhe në muajt e nxehtë të verës. Janë gjithsej katër hapa që dermatologët i këshillojnë vazhdimisht për të pasur një lëkurë të shëndetshme edhe gjatë muajve të ftohtë.

Gati për të filluar trajtimin gjatë muajve të ftohtë? Ja cilët janë hapat që nuk duhet t’i shmangësh asnjëherë:

1. Përdor një korrektor cilësor. Fytyra ka nevojë të trajtohet në mënyrë të veçantë gjatë kësaj periudhe të ftohtë, ndaj edhe shenjat, njollat apo problemet e ndryshme me të cilat përballet lëkura mund të zbehen pas përdorimit të një korrektori cilësor (Marini Luminate Face Lotion, është një variant i mundshëm) është një investim i mirë për këtë periudhë të vitit. Përveç neutralizimit të problemeve të diellit, korrektori redukton edhe shenjat e moshës dhe rrudhat duke e bërë fytyrën të ndihet më e re.

2. Përdor gjithmonë kremin e diellit. Për këtë nuk mund të thuash asnjëherë ‘mjaft’. Mos dil asnjëherë nga shtëpia pa e marrë kremin e diellit. Mund të të duket sikur nuk ka shumë rreze dielli, por e vërteta është që edhe gjatë kësaj periudhe, ato janë po njëlloj të dëmshme dhe ta dëmtojnë njëlloj lëkurën. Mos e neglizho. Përdor një krem me SPF çdo ditë.

3. Përdorni një pastrues të lehtë për fytyrën. Pastruesi normal i fytyrës mund të jetë shumë i fortë, pasi lëkura nuk mund të hidratohet njëlloj në muajt e ftohtë. Në vend të pastruesit të zakonshëm, përdor një më të lehtë gjatë muajve të ftohtë, në mënyrë që të mos e thajë më shumë lëkurën.

4. Mos harro buzët. Lëkura e buzëve është një zonë mjaft e ndjeshme që zakonisht anashkalohet, por edhe ato mund të të plasariten gjatë kohës që temperaturat bien. Mos harro të përdorësh edhe një hidratant për buzët që t’i kesh gjithmonë të buta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme