Mario Lemina është i gatshëm ta provojë edhe futbollin turk.
Mesfushori afrikan si duket ka vendosur të largohet nga kampionët e Italisë Juventus.
Hapësira jo e madhe ka bërë që Lemina të fillojë t’i analizojë ofertat për tu larguar nga Torino.
Por duket se ai ka vendosur për skuadrën e tij të re e cila do të jetë nga Stambolli i Turqisë.
Gjiganti turk, Galatasaray i ka ofruar kontratë katër vjeçare me katër milionë euro pagë vjetore.
Kjo ka bërë që ish-anëtari i Marseilles të pranojë ofertën, ndërsa tani po diskutojnë dy klubet për çmimin e lojtarit.
Besohet se gjithçka do të mbyllet për një shumë rreth 14 milionë euro.