Lemza paraqet kontraksion të padëshiruar dhe të pakontrolluar të diafragmës, e cila mund të paraqitet disa herë gjatë një minute. Kontraksioni është i pasuar me mbyllje të papritur të kordhave të zërit, që rezulton me zë karakteristik.
Edhe pse vet zëri shkakton të qeshura nga të pranishmit, lemza mund të jetë paraqitje e pakëndshme dhe mjaft irrituese, sidomos kur përsëritet më gjatë kohë. Në të shumtën e rasteve, lemza ndalon pas disa minutave.
Çfarë e shkakton lemzën?
Arsyet më të shpeshta në paraqitjen e lemzës janë:
Si mund të ndihmoni veten kur shfaqet lemza?
Zakonisht lemza largohet pas disa minutave. Vetëm në raste të rralla ajo është shenjë e ndonjë problemi shëndetësor më serioz, shkruan femina. Nëse lemza nuk ndalon në kohë prej 48 orëve, kërkoni ndihmë mjekësore.
Ekzistojnë më shumë mënyra të ndryshme me të cilat mund të ndaloni lemzën. Disa prej tyre ndoshta do të ju duken qesharake, por ia vlen ti jepni edhe atyre një shans.
Merrni frymë dhe mbajeni në vete sa më gjatë kohë. Merrni frymë thellë dhe numëroni ngadalë deri më 10 para se ta lëshoni frymën. Përsëriteni 3-4 herë.
Pini ujë të ftohtë.
Hani një lugë sheqer ose mjaltë.
Hani një copë limon ose pini një lugë të vogël uthull. Shija e tyre acidike ndihmon që të liroheni nga lemza.
Tërhiqni gjunjët kah gjoksi dhe shtrëngoni me duar.
Mbyllni kanalet e veshëve ngadalë duke vendosur gishtërinjtë në vesh dhe kështu mbajini 20 – 30 sekonda. Shumica thonë se ky është “ilaçi” për lemzën e pakëndshme.