Majlinda Kelmendi ishte e pafat në finalen e Grand Slamit në Abu Dhabi nda italianes Odette Giufrida.
Ajo u detyrua të dorëzojë meçin në finale për shkak të lëndimit të rëndë në hundë, transmeton Koha.net.
Në fund të minutës së parë të meçit Kelmendi lëndoi sërish hundën, pasi e kishte lënduar në gjysmëfinale, dhe pati gjakderdhje për çka edhe meçi u ndërpre për disa minuta derisa mjekët intervenuan. Por, edhe pas rikthimit sërish lëndoi hundën dhe ishte e pamundur ta vazhdonte luftën.
Megjithatë, në 52 kilogramë ajo rrëmbeu medaljen e argjendtë.
Kujtojmë se Odette Giufridan, kampionia olimpike Kelmendi e kishte mposhtur pikërisht në finale të Lojërave Olimpike në Rio.
Kjo është medalja e dytë e Kosovës e argjendtë në Abu Dhabi, pasi Distria Krasniqi kishte fituar më parë. E në finale është edhe Nora Gjakova.