Borussia Dortmundi ka zyrtarizuar lojtarin anglez Ethan Nwaneri, i cili i bashkohet klubit në formë huazimi nga Arsenali deri në fund të sezonit 2026/27.
19-vjeçari është transferuar për të përforcuar repartin ofensiv të skuadrës pas mungesës së Giannis Konstantelias, i cili mbetet jashtë fushave për shkak të një lëndimi, shkruan Indeksonline
Nwaneri konsiderohet një nga talentet më premtues të futbollit anglez dhe pritet t’i japë më shumë kreativitet e shpejtësi sulmit të Dortmundit gjatë këtij sezoni.
Klubi gjerman e ka mirëpritur zyrtarisht futbollistin, duke e cilësuar afrimin e tij si një përforcim të rëndësishëm për objektivat e sezonit.