Quique Setien do të duhet të presë edhe më gjatë për kthimin e Ousmane Dembeles, të cilin e cilësoi së fundi si zëvendësues për prurje të reja në skuadër gjatë janarit, pasi që francezi e pësoi një problem që ia ka ngadalësuar procesin e shërimit.
Dëmtimi i Ousmane Dembeles bën që ai të mos kthehet në skuadrën e Barcelonës edhe për një kohë më të gjatë sesa që ishte pritur fillimisht, duke i shtuar kështu problemet për trajnerin Setien.
“Transferimi i ndonjë sulmuesi? Dembele do të kthehet”, ishin fjalët e Setienit para disa ditëve, mirëpo viti 2020 nuk ka filluar shumë më mirë sesa viti 2019 për sulmuesin, i cili vitin e kaluar i pësoi gjashtë lëndime.
Ai ka luajtur në vetëm nëntë ndeshje këtë sezon. Sezoni për të nisi me 90 minuta të plotë në ndeshjen kundër San Mames në xhiron e parë, pastaj luajti 45 minuta kundër Villarrealit në muaj më vonë, u ndëshkua me të kuq kundër Sevillas, luajti 45 minuta kundër Cetla Vigos dhe 90 të plota kundër Leganes.
Në Ligën e Kampionëve, 136 minutat e tij lojë janë të shpërndara nëpër katër ndeshje, e fundit kundër Borussia Dortmundit më 27 nëntor.
Ende nuk dihet se sa serioz është ky lëndim i fundit i Dembeles, megjithatë ai s’pritet të jetë në dispozicion për të luajtur edhe për një kohë. Kështu që, Setien do të duhej të vazhdojë me Ansu Fatin, Antoine Griezmannin dhe Lionel Messin në sulm dhe vetëm të rien Alex Collado si rezervë, pasi Carles Perez iu bashkua Romës.
Katër lojtarë do të duhet t’i mbulojë tri pozitat e sulmit derisa të kthehen nga lëndimet Dembele dhe Luis Suarez, ndërsa Setien do të jetë duke u lutur që askush tjetër të mos i lëndohet më./ge