Lëndimi i Zappacosta lajm i keq për Romën, lojtari pritet të kthehet tek Chelsea

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 20:05 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Davide Zappacosta, ka pësuar një dëmtim të rëndë.

Zappacosta ka pësuar dëmtim serioz në gju, që do të thotë se aventura e tij si i huazuar tek Roma mund të jetë më shkurtë sesa është menduar, transmeton lajmi.net.

‘Sky Sports’ shkruan se lojtari italian mund të rikthehet tek skuadra e Chelsea, pas këtij dëmtimi të pësuar.

27 vjeçari iu bashkua skuadrës së Romës gjatë kësaj vere, në një huazim gjashtë muajsh, me opsion për vazhdim kontrate.

Por, dëmtimi i ligamenteve mund ta shtyjë lojtarin që të kthehet në Londër qysh në muajin janar.

Të ngjashme