Lëndohen 3 lojtarë të PSG-së brenda një ndeshje, përfshirë Mbappen

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Kylian Mbappe është lënduar në fitoren e Paris Saint-Germainit kundër Toulouse të dielën, duke u bërë lojtari i tretë që pëson nga dëmtimi në të njëjtën ditë për kampionin francez.

Sulmuesi francez u pa duke e mbajtur pjesën e pasme të këmbës dhe përfundimisht u detyrua ta braktisë fushën e lojës në minutën e 66-të.

Ai ka pësuar tërheqje muskulore që mund ta mbajë jashtë fushës për një kohë të gjatë.

Mbappe ishte lojtari i tretë që u lëndua për PSG-në në të njëjtën ditë, pasi Edinson Cavani dhe Abdou Diallo e pësuan njëjtën fatkeqësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme