Policia kanadeze ka konfirmuar se është duke hetuar akte të mundshme terroriste pas incidenteve të shumëfishta në Edmonton, Alberta, të shtunën në mbrëmje.
Sipas policisë, një zyrtar policor që po e kontrollonte trafikun në një ndeshje futbolli ë Ligës së Futbollit të Kanadasë, është goditur nga një automjet i shpejtë dhe më pas u sulmuar dhunshëm me thikë, transmeton Express.
Një burrë me furgon me pas i goditi edhe katër këmbësorë dhe u arrestuar dy orë më vonë pas ndjekjes nga policia.
Policia ka theksuar se një flamur i Shtetit Islamik (ISIS) është gjetur në njërën prej automjeteve, shkruan BBC.
Oficeri i policisë është therur disa herë me thikë nga i dyshuari që më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes në këmbë.
Oficeri është dërguar në spital për t’i trajtuar plagët që thuhet se nuk ia rrezikojnë jetën.