Gjatë ditës së sotme është raportuar për disa aksidente me persona të lënduar, një tjetër ka ndodhur në Rufc të Lipjanit. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e rrokullisjes së një veture.
Policia ka ndal në vendin e ngjarjes dhe po hetohen shkaqet që çuan deri te aksidenti.
“Rreth orës 14:20, në fshatin Rufc -K.Lipjan, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor, ku është përfshirë një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona që kanë qenë në veturë, si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.