Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc të Istogut

Prishtinë | 04 Pri 2026 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Tomoc të Istogut.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, teksa pesë persona kanë pranuar tretman mjekësor nga lëndimet e pësuara.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Personat e lënduar janë dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe më pas disa prej tyre në emergjencë për trajtim të mëtejshëm”.

Të ngjashme