81 protestues janë arrestuar të shtunën në Francë pas shpërthimit të protestave kundër një projektligji të ri rreth sigurisë.
Në tërë Francën dolën rreth 133 mijë protestues në disa qytete të mëdha lidhur me projektligjin që do të ndalojë publikimin e fotografisë dhe të dhënave të policisë në rrjete sociale, raporton euronews.
Mediat franceze raportojnë se janë lënduar 61 policë derisa protestuesit sulmonin me sende të forta në drejtim të policisë. Policia ndaj tyre ka përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj.
Protesta të tilla janë zhvilluar edhe javë më parë lidhur me kundërshtimin e këtij projektligji.