Eden Hazard do të mungojë në ndeshjen e parë të Real Madridit kundër Manchester City në rundin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve, si dhe kundër Barcelonës në El Clasicon e fundjavës së ardhshme, për shkak të një lëndimi në nyjën e këmbës.
Anësori belg ishte kthyer kundër Celta Vigos javën e kaluar nga mungesa tremujore për shkak një lëndimi të njëjtë, por nuk zgjati më shumë se një orë në humbjen e Real Madridit 1:0 kundër Levantes të shtunën,
Hazard u pa duke çaluar nëpër fushë dhe trajneri Zinedine Zidane e zëvendësoi.
Edhe pse Real Madridi nuk ka treguar se sa gjatë mundë të mungojë Hazard, sipas mediave spanjoll belgu ka pësuar lëndim serioz dhe do ta humbasë përballjen me Manchester City dhe derbin me Barcelonën
Real Madridi e pret Manchester Cityn të mërkurën në Santiago Bernabeu, për ndeshjen e parë në 1/8 e finales në Champions.
Ndërsa, të dielën skuadra e Zinedine Zidane përballet me rivalin dhe liderin e La Ligës, Barcelonën, në një duel të rëndësishëm në luftë për titull këtë sezon.
Sipas mediave në Spanjë, Hazard do të mungojë në të dy ndeshjet.