Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan, do të mungojë në ndeshjen miqësore të shtunës ndaj Zenitit pas një lëndimi në kofshë.
Ardhja e re te Zikaltrit zgjati vetëm 24 minuta në disfatën e klubit milanez nga Zeniti të martën, shkaku i problemit të tij me muskul.
Ndërkaq, mediumi italian Sport Mediaset ka raportuar se ai do t’iu nënshtrohet disa testeve të premten.
Kjo ueb-faqe ka siguruar që lëndimi ‘nuk duket të jetë serioz’, por megjithatë presin që belgu ta shmangë lojën në Pisa.