Një burrë në Lipjan ka pësuar lëndime trupore, pasi i njëjti është goditur nga një person me plumb të pushkës ajrore.
Polivia ka bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar, ndërkaq armë është konfiskuar.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi që është goditur me një plumb të pushkës ajrore nga i dyshuari mashkull kosovar”.
“Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi, ndërsa i dyshuari është intervistuar, arma-pushkë ajrore, është konfiskuar dhe vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.