Lëndohet një polic në Prishtinë

Prishtinë | 11 Gus 2017 | 10:24 | Nga

Një polic në Prishtinë ka marrë lëndime trupore pasi është goditur nga një person me derën e veturës.

Sipas Policisë, i dyshuari derisa ka qenë në lëvizje me automjet dhe është ndaluar nga njësiti policor, në shenjë revolte fillimisht ka refuzuar të prezantojë dokumentacionin personal e më pas me derën e veturës ka goditur zyrtarin policor i cili ka pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme