Ekonomia Online
FUNDIT

Lëndohet Salahu, nuk grumbullohet me Egjiptin

Lëndohet Salahu, nuk grumbullohet me Egjiptin

Mohamed Salahu është lënë jashtë ndeshjeve të radhës të Egjiptit kundër Kenias dhe Comoros si pasojë e një lëndimi në kyçin e këmbës. Egjipti ka konfirmuar mungesën e Salahut me fotografi që shfaqin sulmuesin e Liverpoolit me një mbrojtëse në kyçin e këmbës së tij të majtë, raporton “SkySports”. Salahu shënoi në fitoren 3-1 të […]

Mohamed Salahu është lënë jashtë ndeshjeve të radhës të Egjiptit kundër Kenias dhe Comoros si pasojë e një lëndimi në kyçin e këmbës.

Egjipti ka konfirmuar mungesën e Salahut me fotografi që shfaqin sulmuesin e Liverpoolit me një mbrojtëse në kyçin e këmbës së tij të majtë, raporton “SkySports”.

Salahu shënoi në fitoren 3-1 të Liverpoolit ndaj Manchester Cityt të dielën para se të zëvendësohej në minutën e 87-të.

Ai është ankuar për dhimbje në kyç të këmbës që nga fitorja ndaj Leicesterit më 5 tetor, dhe është dashur të zëvendësohej kah fundi i ndeshjes ndaj Tottenhamit që e fituan 2-1 dy javë më parë.

Salahu ka shfaqur dëshirën e tij për të luajtur për vendin e tij, ka thënë Federata Egjiptiane e Futbollit, por është lënë jashtë pas një takimi mes mjekut të kombëtares, kryetrajnerit dhe kapitenit.

Ai u takua me skuadrën e Egjiptit në Kajro të martën në mëngjes dhe iu nënshtrua testeve, ka thënë EFA në një komunikatë për media.

Liverpooli ndeshjen e radhës e luan kundër Crystal Palacet më 23 nëntor.

Të ngjashme