Përforcimi i fundit i Romës, Chris Smalling i është bashkuar listës së futbollistëve të lënduar tek skuadra italian.
Roma rrezikon të humb një tjetër futbollist pas lëndimeve të Perotti, Uner e Zappacosta.
Chris Smalling ka qenë i detyruar të braktisë stërvitjen për shkak të një problemi muskulor.
Andaj, përforcimi i ardhur nga Manchester United mund të mungojë në ndeshjen ndaj Sassuolos, në program të dielën, raportojnë mediat italiane, transmeton lajmi.net.
Gjendja fizike e Smalling do të vlerësohet gjatë ditës së sotme dhe në stërvitjen e fundit para ndeshjes.