Xherdan Shaqiri ka pësuar një lëndim tjetër.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Jurgen Klopp për ndeshjen e së mërkurës kundër MK Dons në ‘Carabao Cup’.
Lajmi për lëndimin e Shaqirit është konfirmuar nga faqja zyrtare e Liverpoolit. Anësori 27 vjeçar, ka pësuar një lëndim në muskul, por nuk dihet se sa do të mbetet jashtë fushave.
Ai këtë edicion me fanellën e Liverpoolit ka luajtur vetëm njëmbëdhjetë minuta në gjashtë ndeshjet e këtij edicioni.
Minutat e pakta në dispozicion, kanë bërë që Shaqiri të jetë pjesë e zërave për një largim nga Liverpool.