Ekonomia Online
FUNDIT

Lenë Osmani dhe Zihni Batuhan Sahin kampion të turneut ndërkombëtar Prishtina Open 2023

Lenë Osmani dhe Zihni Batuhan Sahin kampion të turneut ndërkombëtar Prishtina Open 2023

Me 18 qershor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë u organizua turneu për ditën e clirimit të Prishtinës “Prishtina Open 2023” për senior në të dy gjinitë. Pjesmarrja ishte mjaft e madhe kur përveç sportistëve nga Kosova kishte edhe shumë përfaqsues ndërkombëtar nga shtetet si: Anglia, Bullgaria, Egjipti, Franca, Gjermania, Greqia, Irani, Maqedonia, […]

Me 18 qershor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë u organizua turneu për ditën e clirimit të Prishtinës “Prishtina Open 2023” për senior në të dy gjinitë.

Pjesmarrja ishte mjaft e madhe kur përveç sportistëve nga Kosova kishte edhe shumë përfaqsues ndërkombëtar nga shtetet si: Anglia, Bullgaria, Egjipti, Franca, Gjermania, Greqia, Irani, Maqedonia, Polonia, Rumania, Shqipria dhe Turqia.

Garat u organizan në grupe me nga 3 e 4 lojtarë sipas sistemit secili me secilin, e pastaj 2 të parët e grupit kaluan në skeletin kryesor ku garat u organizuan me sistem eleminimi.

Kishte shumë ndeshje të forta në të gjitha kategoritë e po ashtu edhe shumë befasi, por mbi të gjitha sportivitet e ponë atraktive.

Gjysmëfinalja e parë e femrave ndërmjet Lene Osmanit dhe Samanda Agollit nga Shqipëria ishte përseritje e finales së djeshit, përseri triumfoi Lene Osmani me rezultat bidës 3:0. Në gjysmë finalen tjetër Shega Hashani, që në të tetën e finales kishte fituar ndaj Liridona Rexhës së shqiprisë, triumfoi ndaj Alma Mehmetit me 3:0.

Në finale të dy lojtaret treguan lojë të mirë, setin e parë e fitoj Shega, por Lena dëshmoi edhe një herë se po kalon në formë shumë të mirë e triumfoi me 3:1 për të fituar trofeun e dytë në këtë trune ndërkombtar. Për vendin e tretë Alma Mehmeti fitoi ndaj Samanta Agollit me 3:0.

Tek meshkujt kishte shumë ndeshje të forta që nga faza e grupeve e deri në finale nuk dihej se kush do të jetë fituesi.

Në gjysmëfinalen e parë u takuan anglezi Christopher Doran dhe turku Zihni Batuhan Sahin e cila mund të cilësohet finale para finales. Anglezi fitoi dy setet e para si dhe ishte disa here në epërsi në tre setet e radhes, mirëpo turku nën udhëheqjen e trajnerit Besart Domaniku arriti që të triumfoj me rezultat të ngushtë 3:2.

Në gjysmëfinalen tjetër u takuan Fatih Karabaxhaku, i cili në të tetën e finales kishte fituar ndaj anglezit Nahom Asgedom, me rumunin Bogdan Postudor i cili në të tetën e finales kishte fituar ndaj favoritit bugar Miroslav Kamberov me rezultat të ngushtë. Fatihu tregoj lojë të mirë dhe pjekuri në lojë, por pervoja ishte ne anën e rumunit.

Në Finale në praninë e shumë shikuesëve duke përfshirë edhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama u takuan turku Zihni Batuhan Sahin me rumunin Bogdan Postudor të cilët paraqitën lojë me shumë goditje të forta e shumë të shpejta. Majtaku nga turqia fitoi dy setet e para, ndërsa bullgari e fitoi setin e tretë, e seti i katërt rezultoj përfundimari, për të shpallur edhe kampionin e këtij turneu.

Organizimi i këtij turneu ishte në nivel shumë të lartë, duke lënë mbresa në shumicën e pjesëmarrësve që sigurisht se do të vizitojnë Kosovën në vitet e ardhshme. 

Të ngjashme