Lëng dardhe… nëse keni problem me tretje

Prishtinë | 03 Maj 2023 | 20:46 | Nga Ekonomia Online

Nëse keni probleme me lëvizjen e zorrëve, do të thotë që duhet të përfshini më shumë fibra në regjimin tuaj ushqimor. Ja si mund të përgatisni një pije që ju lehtëson dhe përmirëson funksionimin e sistemit tretës.

Përbërësit:
Një dardhë e madhe
100 ml qumësht bajameje (mënyrën e përgatitjes së qumështit të bajames mund ta lexoni këtu)
50 g kos pa yndyrë
50 g tërshërë
½ lugë mjaltë
½ luge xhenxhefil i grirë
pak kanellë

Përgatitja:
Lajeni dardhën, hiqjani farat, priteni në copa të vogla dhe vendoseni në grirëse. Atje shtoni edhe të gjithë përbërësit e tjerë dhe vendoseni grirësen në punë. Lëreni të punojë derisa përbërësit të jenë përzier të gjithë bashkë. Kur ta shërbeni vendosini kanellën sipër. Ju bëftë mirë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme