Lëngu i boronicave të kuqe është përdorur ndër vite si një kurë natyrale kundër infeksioneve të traktit urinar (sidomos tek gratë që janë më të pritura për t’u prekur).
Ky frut i vogël në dukje, është në të vërtetë një minierë antioksidantësh, mineralesh e vitaminash që parandalon e kuron shumë herë më shumë probleme shëndetësore sesa infeksionet urinare.
Më poshtë Living do të listojë të gjitha arsyet përse femrat nuk duhet ta ndajnë nga regjimi i tyre lëngun e boronicave të kuqe.
Ul rrezikun e kancerit të gjirit
Lëngu i boronicave është një burim i mirë i vitaminës C! 240 ml nga ky lëng siguron rreth 24 miligramë vitaminë C (35% e dozës ditore). Studimet kanë treguar se gratë që përmbushin të gjithë nevojët e organizmit për vitaminë C, janë shumë herë më pak të rrezikuara të zhvillojnë kancer gjiri.
Shëndeti i zemrës
Sëmundjet kardiovaskulare janë një ndër shkaqet kryesore të vdekjeve për gratë gjithashtu (sepse deri më tani është besuar se burrat janë më të rrezikuar) ! Sasia e lartë e vitaminës C, e cila është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm mund të ndihmojnë në shëndetin e përgjithshëm të zemrës.
Pre-eklampsia është një gjendje shëndetësore e lidhur me sasinë e lartë të proteinave në urinën e grave shtatzënë dhe tensionin e lartë. Nëse ky problem shëndetësor nuk mbahen nën kontroll mund të çojë në lindje të parakohshme. University of Maryland Medical Center ka dalë në përfundimin se vitamina C është tejet efektive në kurimin e këtij problemi. Suplementet me vitaminë E gjithashtu mund të ndihmojnë.
Ju mbron kundër ulcerës
Bakteri Helicobacter pylori or (H. pylori) është një nga shkaqet e zakonshme të ulcerës peptike. Sipas Mayo Clinic, më shumë se 50% e njerëzve në botë janë të infektuar nga ky bakter. Mjekët ju sugjerojnë ta ‘mbroni’veten duke pirë lëng boronice të kuqe.