Leo Varadkar zgjidhet kryeministri i parë homoseksual i Irlandës

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 16:32 | Nga

Leo Varadkar është emëruar kryeministër i ri i Republikës së Irlandës.

Me 50 vota pro dhe 47 abstenime, Varadkar, 38-vjeçar, është konfirmuar sot në Parlamentin e Republikës së Irlandës si kryeministri më i ri dhe i pari homoseksual në këtë vend, transmeton Express.

Varadkar, i cili është i biri i një infermiere irlandeze dhe i një doktori nga India, e fitoi udhëheqësin e partisë demokratiko-kristiane “Fine Gael” në fillim të këtij muaji.

Në fjalimin e tij në Parlamentin e Irlandës pas zgjedhjes kryeministër, Varadkar ka thënë: “Jam zgjedhur për të udhëhequr, por premtoj se do të shërbej”.

Të ngjashme