Modelja 37-vjeçare, Irina Shayk, është parë së fundmi duke kaluar një kohë të mirë me aktorin Leonardo DiCaprio në Festivalin e Muzikës Coachella.
Aktori i Holliwoodit, i njohur për lidhjet e tij të shumta me modele e gra të bukura, u pa në shoqëri me modelen Irina Shayk, e cila ka qenë e dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo dhe aktorit Bradley Cooper.
Në media raportohet se nuk ka diçka mes tyre përveç miqësisë. Modelja ruse kishte një marrëdhenie me aktorin Bradley Cooper, me të cilin u nda në vitin 2019 pas xhirimeve të filmit “A star is born”.
Ndërsa, në lidhje me Cristiano Ronaldon, Shayk ishte nga viti 2010 e deri në janar 2015.