Leposaviq: Vdes një serb, dyshohet se u zu nga drunjtë

Prishtinë | 19 Tet 2023 | 08:11 | Nga Ekonomia Online

Një person i nacionalitetit serb është gjetur pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur të mëkurën në fshatin Brezanë të Leposaviqit.

Dyshohet se viktimës i ranë aksidentalisht drunjtë, duke shkaktuar aksidentalisht vdekjen e tij.

Kështu tha për Klankosova.tv Veton Elshani, zëvendësdrejtor i policisë për Veriun.

“Kjo mbetet të konfirmohet nga Mjekësia Ligjore. Rasti po trajtohet si “Vdekje e dyshimtë”, tha Elshani.

Të ngjashme