Organizatorët e ndarjes së Topit të Artë, L’Equipe, e kanë publikuar formacionin më të mirë të vitit që lamë pas.
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, është lojtari i vetëm nga La Liga që është përfshirë në përzgjedhjen e gazetës prestigjioze franceze.
Formacioni dominohet nga futbollistët e Bayern Munichut që fituan tripletën në sezoni e kaluar, ndërsa spikat mungesa e Lionel Messit.
Edhe pse Barcelona pati një sezon zhgënjyes, argjentinasi arriti të shënonte 31 gola në të gjitha garat në edicionin e kaluar, ashtu që shumëkush do ta konsiderojë befasi mungesën e tij në formacion.
Robert Lewandowski, Alphonso Davies, Joshua Kimmich, Manuel Neuer e Thiago Alcantara (tash te Liverpooli) – janë pesë lojtarët e Bayernit në formacion.