Një lëshim i ri i zbuluar së fundmi tek telefonat e mençur iPhone mund t’i lejojë të gjithëve të hyjnë në pajisjen tuaj me vetëm një hap.
Të gjithë përdoruesve të gjigantit Apple u është kërkuar të përditësojnë menjëherë telefonat e tyre në versionin e fundit të iOS-it.
Çdo pajisje që ende nuk është përditësuar me versionin e fundit të sistemit operativ nga kompania është i prekshëm ndaj sulmeve.
Të gjithë telefonat e mbrojtur nga ky lëshim mjaftë serioz duhet të kenë versionin iOS 9.3.5 të platformës nga Apple, e cila pohoi se ka rregulluar këtë problem menjëherë pasi e zbuloi.
Sipas raporteve të mëparshme, ky problem shfrytëzonte tri dobësi të sistemit operativ për t’iu lejuar njerëzve që të fitojnë qasje të plotë në pajisjet me iOS.