Ministria e Infrastrukturës njofton se rruga Hani i Elezit – Ferizaj dhe anasjelltas është lëshuar për qarkullim edhe për mjete të rëndë të komunikacionit.
Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës, qarkullimi në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale po vazhdon të përmirësohet, ndërsa ekipet e MI-së po vazhdojnë të monitorojnë dhe punojnë me kompanitë e kontraktuara në mirëmbajten e rrugëve, në mënyrë që komunikacioni të zhvillohet normalisht.