L’Espresso: Lavdrim Muhaxheri është kthyer në Kosovë

Prishtinë | 26 Dhj 2016 | 14:05 | Nga

I kërkuari numër një nga grupi famëkeq ISIS, Lavdrim Muhaxheri, i njohur edhe i njohur sidomos për terrorin e shpërndarë nëpër rrjetet sociale në vitin 2014, kur 29 vjeçari, shqiptar nga Kosova postonte pamje dhe foto të atyre që ai i emërtonte si “tradhtarë”, është kthyer në Kosovë, shkruan L’Espresso italian, përcjell Syri.net.

Muhaxheri, i njohur edhe me emrin Abu Abdullah al-Kosova, është konsideruar prej kohësh si një nga krerët e ISIS, pas një ngjitje si kreu i Brigadës Ballkanike të xhihadistëve dhe që shumë herë është thënë se ka ndërruar jetë në Siri.

Por, në gushtin e kaluar ai u bë i gjallë dhe duke buzëqeshur me një Kallashnikov në dorë.

Ajo që është më e keqja, sipas asaj që i rezulton L’Espressos, nga burimet e shërbimeve sekrete italiane në Kosovë është se prej disa muajsh është kthyer në vendin e tij, në Kosovë së bashku me rreth 300-400 anëtarë të Kalifatit Islamik.

Mbërritja në Kosovë e Lavdrim Muhaxherit duket se është nga Maqedonia në mes të muajit nëntor.

Rikthimi i Muhaxherit në Ballkan, sipas shërbimeve sekrete italiane është konsideruar si një kërcënim shumë serioz jo vetëm për zonën ballkanike, por edhe për shumë vende të Europës, ku lideri xhihadist nga Kosova (i futur në listën globale të terroristëve nga SHBA në 2014), ka shumë kontakte dhe është në gjendje që të godasë.

Rrjeti xhihadist i “kasapit” është shumë i degëzuar. Por jo vetëm kaq: Muhaxheri ka një njohje shumë të mirë të armikut të tij, sepse para se të bëhej një nga krerët e xhihadistëve, ka punuar në bazën amerikane të Bondsteel në Kosovë dhe para kësaj ka punuar për NATO-n në Afganistan.

lavdrim-muhaxheri

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme