Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, i ka shkruar një letër emocionuese prindërve të vëllezëve Demaku me rastin e Vitit të Ri.
Veseli me këtë rast ka shkruajtur se është e vështirë që çdo mëngjes të ju mungojnë fëmijët e rënë për liri, dhe të atyre që në emër të drejtësisë iu bë padrejtësisë.
“Është e vështirë të ngrihesh çdo mëngjes, të shikosh fotografinë e varur në mur të djalit dhe vajzës të rënë në luftë për liri, Xhevatit e Fatimes, dhe të ndjesh mungesën e djemve të tjerë, Nexhatit e Fadilit, të cilët luftuan përkrah tij, por sot nuk janë në liri, për shkak të një padrejtësie të madhe që u bë ndaj tyre, në emër të drejtësisë “- tha Veseli.
Ai shtoi se djemtë dhe vajzat e Kosovës u rreshtuan nën emblemën e UÇK-së.
Sipas tij kjo nuk do të ishte e mundur pa nënat dhe baballarët si Haxhiu dhe Qama.
“Djemtë dhe vajzat e Kosovës, të rreshtuar nën emblemën e shenjtë të UÇK-së, nuk do të mund t’i bënin ato sakrifica, pa mbështetjen dhe qëndrueshmërinë shpirtërore të nënave e baballarëve si ju. Ju jeni nderi dhe krenaria e përgjithmonshme e brezit tonë!”- shtoi Veseli.