Në Bosnjë-Hercegovinë po diskutohet në qarqet më të larta një letër, që “autori” i saj mohon se e ka shkruar dhe dorëzuar.
Mediat në Bosnjë raportojnë të hënën se kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, ia ka dorëzuar një “non-paper”, dokument jozyrtar, presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel, ku pretendohet të jetë shkruar se synim në mandatin e tij është “përfundimi i shkatërrimit të Jugosllavisë”, shkruan gazeta “Oslobodjenje”.
Jansha përmes një postimi në Tëitter, ka reaguar, duke thënë se kjo është gënjeshtër dhe se Michelin nuk e ka takuar që nga viti e kaluar. Ka thënë po ashtu, se Sllovenia angazhohet fuqishëm për zhvillim të rajonit që synim ka perspektivën evropiane.
Mirëpo as kjo nuk ka ulur gjakrat. Në Presidencë të Bosnjës është ftuar për bisedë ambasadorja e Sllovenisë në Sarajevë, Zorica Bukinac.
Anëtari i Presidencës tre-anëtarëshe të Bosnjës, lroati Zhelko Komshiq, ka thënë sot se kryetari i Sllovenisë. Borut Pahor, gjatë vizitës së fundit në Bosnjë, ia ka thënë atij dhe dy anëtarëve të tjerë të Presidencës se ideja për ndarje të vendit po diskutohet gjithnjë e më shumë në qendrat e Evropës. Sipas Komshiqit, ai dhe anëtari boshnjak i Presidencës, Shefik Xhaferoviq, kanë thënë se ndarje të qetë nuk mund të ketë, derisa anëtari serb, Milorad Dodik, dha qëndrim të kundërt me ta. (Koha)