Bosnja do t’i marr vaksinat përmes programit Covax

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Bosnja dhe Hercegovina sot duhet të marrë 49,800 doza vaksinash kundër coronavirusit përmes mekanizmit COVAX. Ky do të jetë dorëzimi i parë përmes këtij mekanizmi global, por edhe më i madhi që nga fillimi i pandemisë.

Do të dorëzohen 26,400 doza të vaksinave AstraZeneca dhe 23,400 doza të Pfizerit. Kjo dërgesë në Aeroportin e Sarajevës duhet të bëhej dje, por është shtyrë për sot.

Aeroplani me vaksinat është planifikuar të mbërrijë në orën 22:55, raporton portali klix.ba.

Bosnje ka porositur 1.2 milion doza përmes COVAX-it dhe duhet të marrë 892,000 doza vaksinash nga Bashkimi Evropian.

Ndryshe, Kosova është ende në pritje të vaksinave të para, të cilat pritet të arrijnë përmes sistemit COVAX.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme