Që dashuria duhet të vazhdojë edhe pas 14 shkurtit dhe që dhuna nuk është pjesë e saj, kanë qenë disa nga porositë e personaliteteve si: kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ish-presidentja, Atifete Jahjaga, ish-kryeministri Ramush Haradinaj.
Albin Kurti, në letrën e tij, ka shkruar:
“Dashuria na lëviz. S’na lë të qetë, por s’na bën të dhunshëm.”
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar:
“Dashuro me emocione dhe pa dhunë.”
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani
“Dhuna ndaj grave është e patolerueshme. Asnjë grua nuk duhet të përjetojë ferrin e dhunës”, ka shkruar Vjosa Osmani.
Ish-presidentja Atifete Jahjaga
Që dhuna nuk duhet të jetë pjesë e dashurisë, ka shkruar edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, e cila vazhdimisht ka lobuar kundër dhunës ndaj grave.