“Let’s Do It Kosova” pastron Hasin, kritikon institucionet për moskujdesje

Prizren | 24 Maj 2019 | 12:18 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Let’s Do It Kosova” ka organizuar aksion pastrimi në disa fshatra të Hasit me moton “Për një Has të Pastër”, raporton Ekonomia Online.

Aksioni filloi në fshatin Gjonaj, te ura e Drinit të Bardhë dhe vazhdoi për gjatë rrugës. Ky aktivitet i pastrimit të kësaj zone përveç “Let’s Do It”,  u mbështet edhe nga organizata “Fondacioni Drini” nga rajoni i Hasit.

Taulant Hoda, nga “Fondacioni Drini” u shprehë se “Fondacioni Drini” ka qenë një ndër iniciatorët për fillim e këtij aksioni dhe falënderoi “Let’s Do It” që e mbështetën këtë aksion të tyre.

“Ky aktivitet ka filluar nga ‘Fondacioni Drini’ nga një bashkëvendës i joni i cili jeton në Amerikë zotri Kastriot Shatri dhe unë. Qëllimi i fondacionit është me përkrahë ambientin me ngritë vetëdijen posaçërisht në rajonin e Hasit, poashtu me i ndihmua të ritë në zhvillimin e tyre në edukim.  Kjo është një ndër aktivitetet e para që kemi fillua me organizua dhe na vjen shumë mirë që na ka rastis me u taku me “let’s Do It Kosova” të cilët e kanë mirëprit dhe kanë ardhur me vullnetarë na kanë ndihmua” tha Hoda.

Drejtor i organizatës “Let’s Do It Kosova”,  Luan Hasanaj u shpreh se nuk është imazh i mirë që vendet me bukuri të tilla të jenë të mbushura me mbeturina.

“Kosova ka bukuri shumë të mira natyrore të cilat duhet në radhë te parë ne qytetarët të kujdesemi, pra nuk është imazh i mirë që bukuri si kjo këtu ti shohim me mbeturina dhe në kwto lokalitete të mbledhim mbeturina ashtu siç kanë bërë sot vullnetarët kwtu”

Poashtu ai i kritikoi institucionet lokale që nuk ishin të pranishme në këtë aksion dhe bëri thirrje që të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë në komunitetet ku njetojnë.

“Ju bëjë thirrje të gjithë që kanë mundësitë e juaja ( Taulant) dhe gë vazhdojnë të bëjnë punë të mira për komunitetin ku jetojnë dhe veprojnë, sepse kjo ka me ndikua në masë të madhe që edhe institucionet të jenë ma të përgjegjshme. Ne sot ktu s’po shohim kryetar të komunës mirëpo jam i bindur që ata do e shohin këtë aktivitet dhe nuk do të ndihen mirë që sot s’kanë qenë këtu” tha Hasanaj.

Aksioni i sotëm në këtë pjesë të Hasit ishte një ndër aktivitetet e radhës të organizatës “Let’s Do It” dhe aktivitetet e tyre do të vazhdojnë ditëve në vijim.

Të ngjashme