Aktivistët e “Let’s Do It”, sot në Sheshin “Nënë Tereza” shënuan Ditën Ndërkombëtare Kundër Duhanit, me aktivitete që nxisin vetëdijen për dëmet që shkakton duhani, si në shëndetin tonë ashtu edhe në atë të biodiversitetit, e ndotjen e mjedisit në veçanti.
U ekspozuan figura të punuara me filtera cigaresh të disa prej shtazëve, të cilat më së shpeshti i atakohen ndotjes nga filterat e duhanit duke i përceptuar ato si ushqim, me ç’rast u shkaktohet dëm i madh zingjirëve ushqimorë të rrjeteve të ndryshme trofike, e kështu tërë ekosistemit në përgjithësi.
Poashtu, u shpërndanë edhe fletushka me disa statistika/fakte botërore rreth pirjes së duhanit, numrit të vdekjeve në botë që shkaktohen si pasojë e pirjes së duhanit, e me theks të veçantë ndotjes që duhani i sjell mjedisit. Së bashku me qytetarë të shumtë i komentuam këto statistika, e po ashtu edhe punimet të cilat ishin realizuar nga aktivistët tanë.
Urojmë që kudo që shënohet kjo Ditë në botë, përveç dëmeve që duhanpirja i shkakton direkt shëndetit tonë, të sillen në vëmendje edhe dëmet që i shkaktohen biodiversitetit dhe mjedisit, sepse në fund të fundit edhe këto i kontribuojnë negativisht shëndetit tonë, qoftë në mënyrë direkte apo indirekte përmes zingjirëve ushqimorë.