Studim i ri: Pirja e duhanit mund të jetë shkaktar i dhimbjes së shpinës

Prishtinë | 14 Maj 2023 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Dhimbja e shpinës mund të ndihet në çdo pjesë përgjatë shpinës, duke filluar nga qafa e deri tek ijët, megjithëse më e zakonshme është në pjesën e fundme të shpinës.

Dhimbja mund të jetë nga e lehtë e deri në më të rëndë, varësisht nga ajo se çfarë është duke e shkaktuar atë.

Për shumicën e njerëzve, qëndrimi i dobët dhe ngritja e peshave të rënda mund të jenë burim i kësaj dhimbje.

Megjithatë, një studim i ri thotë se edhe duhanpirësit janë trefish më të prirë të zhvillojnë dhimbje kronike të shpinës.

Ky studim është publikuar në revistën mjekësore, “Human Brain Mapping”, ndërkaq nuk është i pari që e ndërlidhë duhanpirjen me dhimbje kronike.

Studimi iu ka sugjeruar duhanpirësve të heqin dorë nga duhani nëse veç duan ta ulin rrezikun e zhvillimit të dhimbjes kronike të shpinës.

Përveç kësaj, ekspertët po ashtu kanë treguar se pirja e duhanit e zvogëlon edhe absorbimin e kalciumit dhe e parandalon rritjen e re të eshtrave, duke i lënë duhanpirësit me rrezik më të shtuar të zhvillimit të osteoporozës dhe në shërim më të ngadaltë pas frakturave, gjëra të cilat shkaktojnë dhimbje shpine.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme