Lidhur me ndotjen e ajrit në Prishtinë kanë reaguar organizata të ndryshme. Njëra prej tyre është edhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim e cila përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësimin për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit.
Kjo lëvizje ka kritikuar edhe institucionet gjegjëse, të cilat, sipas saj jo vetëm që nuk kanë ndërmarrë masa efektive por nuk kanë informuar qytetarët lidhur me këtë problematikë.
Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të Lëvizjes Shkenca për Ndryshim
Lëvizjes Shkenca për Ndryshim shpreh shqetësimin e thellë për nivelet e larta të ndotjes së ajrit që po mbizotërojnë këto ditë, dhe përgjithësisht gjatë muajve të dimrit. Ndotja e ajrit, edhe gjatë periudhës prej 22-30 Janar, ka qenë e jashtëzakonshme duke na renditur kështu në mesin e vendeve më të ndotura në botë. Dhe këtu bëhet fjalë për të drejtën themelore të njerëzve për ajër të pastër. Në vitin 2016, Banka Botërore vlerësoi se 1 nga 10 vdekje kudo në botë i atribuohet ekspozimit ndaj ajrit të ndotur, e në Kosovë situata është e palakmueshme, duke ekspozuar qytetarët ndaj ndotjes së niveleve më të larta në vazhdimësi. Asgjë nuk flet më shumë për ndotjen se sa efektet që gjithësecili mund të i ndiej pas ekspozimit të gjatë, apo smogu që është bërë pjesë e mëngjeseve. Në mbrëmjen e së premtës, të datës 26.01.2018 treguesi shënonte nivelin e PM2.5 prej 300μg/m₃, me indikatorin që tregonte se ajri ishte helmues. E njëjta situatë na ka shoqëruar edhe gjatë dimrave të kaluar, dhe ende nuk ka pasur hapësirë të mjaftueshme për debat publik e përpjekje serioze për lehtësimin e situatës. Lëvizja Shkenca për Ndryshim ka vërejtur mungesën e përgjegjësisë së institucioneve përkatëse për të ndërmarrë masat për pengimin dhe zvogëlimin e ndotjes së ajrit si dhe për t’i njoftuar qytetarët në kohë reale rreth nivelit të ndotjes, apo t’ju japin këshilla grupeve më të rrezikuara. Institucionet jo vetëm që nuk kanë ndërmarrë masa efektive afat-gjate por kanë qenë poashtu të pamjaftueshëm në informimin e qytetarëve dhe përforcimin e masave afat-shkurtëra, tejet të domosdoshme, duke marrë parasysh situatën e rëndë. Rreth ndotjes së ajrit kanë reagur edhe mjekët e QKUK-së, duke alarmuar qytetarët për rritjen e rasteve të gripit sezonal, problemeve me sistemin respirator si dhe rrezikun që mund ta marrin kancerin e shumë sëmundje të tjera prej kësaj ndotje. Lëvizja Shkenca për Ndryshim, në partneritet me Rrjetin e Edukatorëve Bashkëmoshatarë, është angazhuar intenzivisht që prej tre viteve për monitorimin e ndotjes së ajrit në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq dhe Plemetin. Duke përdorur paisje të ndryshme digjitale dhe jo-digjitale për matjen e cilësisë së ajrit kemi matur ndotësit PM2.5, PM10, NO₂, SO₂, mbi parimet e shkencës për qytetarë. Vetëm gjatë periudhës 3-vjeçare të punës sonë janë kryer rreth 340 sesione të matjes së PM2.5, 80 për NO₂ dhe 40 për SO₂, dhe matje me bioindikatorë. Prej vitit 2015, Shkenca për Ndryshim është angazhuar për mbledhjen e të dhënave rreth ndotjes, edukimin jo-formal ambiental të të rinjëve dhe mbajtjen e kampanjave vetëdijësuese. Në kuadër të projektit “Making Sense EU” u krijua platforma me të dhënat për ndotjen e ajrit ëëë.ajriprishtines.info ku mund të gjenden të dhënat e vizualizuara dhe cilësia e ajrit në kohë reale. Poashtu në platformë mund të lexoni informata për ndotësit dhe efektet e ndotjes. Duke konsideruar ndotjen e lartë dhe rrezikun shëndetësor të pashmangshëm, duhet të parashihen zgjidhje të menjëherëshme përmes masave afatshkurte, afatmesme dhe afatgjata. Lëvizja jonë do të punoj në vazhdimësi për monitorimin e cilësisë së ajrit përmes paisjeve të ndryshme, informimin e qytetarëve, dhe monitorimin e punës së institucioneve sa i përket ndotjes së ajrit.h në janar të 2018-ës”.