Lëvizja “Vatra” konteston emërimin e zyrtarit të Zyrës së Luginës

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Zyra për Luginën e Preshevës e themeluar në KK të Gjilanit në funksion të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve, të cilët jetojnë në 3 komunat: Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, vazhdon të mbetet jofunksionale.

Zyra për afro 4 vjet është drejtuar nga lëvizja “Vatra”, e cila kishte fituar madje vende në KK në bazë të premtimeve, të cilat ishin dhënë gjatë fushatës elektorale se ata do të angazhoheshin në rregullimin e Statutit për shqiptarët e Luginës së Preshevës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, nuk kishte lejuar që lëvizja “Vatra” ta udhëhiqte këtë zyrë, ngase vlerësonte se kishin humbur legjitimitetin në momentin kur kishin vendosur që të bashkoheshin me një subjekt tjetër politik në këtë komunë. Por pushteti lokal i Gjilanit është duke rehatuar militantët partiakë në këtë zyrë, ngase ata kanë caktuar një koordinator të përkohshëm, i cili është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ish-këshilltari komunal nga radhët e LDK-së, Jonuz Hasani, është caktuar si koordinator i përkohshëm për Zyrën e Luginës së Preshevës. Ai i ka deklaruar KD-së se është punësuar me kontratë në vepër nga Komuna dhe se pret se do të shpallet edhe konkursi publik për pozitën e koordinatorit ku edhe shpreson se do të pranohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme