Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me 5 mijë e 100 euro për shkak të thyerjes së heshtjes zgjedhore në komunën e Podujevës.
Kjo u konfirmua në vendimin e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa të datës 16 nëntor.
Ky panel ka vendosur për ankesën e paraqitur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Vetëvendosje obligohet që dënimin ta paguajë në afat prej 15 ditësh.

PZAP e ka refuzuar ankesën e LDK-së ku ka kërkuar që Vetëvendosjes t’i shqiptohet gjobë për thyerjen e heshtjes zgjedhore në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë dhe në Gjakovë.

Vendimin e plotë të PZAP-së mund ta gjeni KËTU