Lëvizja Vetëvendosje ka hapur kutitë e votimit për kryetarin e ri të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje.
Pasi ka votuar, deputeti Rexhep Selimi ka shkruar në Facebook se Vetëvendosje po organizohet edhe më mirë.
Lexoni të plotë postimin e Selimit:
“Prishtinë – Kodra e Diellit,
14 Korrik
Në kuadër të zgjedhjeve të pjesërishme të brendshme, votova për kryetarin e ri të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje të Prishtinës.
Lëvizja Vetëvendosje po organizohet edhe më mirë, po rritet edhe më shumë dhe po forcohet përditë!
I uroj Qendrës së LV-së në Prishtinë dhe i përgëzoj aktivistët dhe Komisionin Zgjedhor për organizimin e zgjedhjeve. Ndërsa, kryetarit që do të zgjidhet sot, i uroj suksese.