Lajmet e rreme kundër vaksinimit që po shpërndahet në mediat sociale po nxisin një rritje në rastet e fruthit dhe një rënie në marrjen e vaksinave, ka paralajmëruar kreu i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor të Anglisë (NHS).
Simon Stevens tha se “mohuesit e vaksinave” po përfitojnë masën përmes përdorimit të platformave të mediave sociale, duke përfshirë Instagram, WhatsApp dhe YouTube.
“Në të gjithë botën, dy deri në tre milionë jetë shpëtohen çdo vit nga vaksinimi”, tha Stevens në një samit të shëndetësisë të premten.
“Por, si pjesë e lëvizjes së lajmeve të rreme, në të vërtetë, mohuesit e vaksinimit janë duke u ndjekur. Vitin e kaluar, për shembull, pamë më shumë se trefishin e numrit të rasteve të fruthit në gjithë Anglinë, sesa kishim parë vitin paraprak, pavarësisht faktit të qartë se vaksinimi vepron”, shtoi ai.
Grupet kundër vaksinimit shpesh përdorin platforma të mediave sociale për të përhapur teoritë e konspiracionit ose keqinformimin rreth përdorimit të vaksinës, pavarësisht faktit se këto teori janë hedhur poshtë përfundimisht nga bashkësia mjekësore.