Chelsea e ka bërë Robert Lewandowskin top prioritet të afatit kalimtar të verës.
The Telegraph raporton se Chelsea kërkon ta rindërtojë skuadrën pas një sezoni të vështirë dhe sulmuesi polak i Bayern Munichut është objektivi kryesor, transmeton Gazeta Express.
Pasi e fituan Premierligën në sezonin e parë të Antonio Contes si trajner, të kaltrit përfunduan në vendin e pestë dhe kështu dështuan të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve këtë edicion.
Edhe pse e ardhmja e Contes është e pasigurt, Lewandowski i prin listës së dëshirave të klubit, me Alvaro Moratan që mund të shitet për të kontribuuar në transferimin e polakut.