Liberalizimi i vizave për Kosovën, do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe social të Kosovës. Duke folur për Radio Kosovën ekspertë të ekonomisë, vlerësojnë se qytetarët e Kosovës në aspektin ekonomik, do të kenë mundësi të kontaktit dhe forcimit të partneritetit në vendet e BE-së dhe mundësi për depërtim në treg.
Kosova ka humbur shumë mundësi të mira ekonomike e fusha të tjera, nga mos lëvizja e lirë drejt vendeve të BE-së. Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, duke folur për Radio Kosovën thotë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, ka rëndësi ekonomike, psikologjike, politike dhe gjeostrategjike. Sipas tij, në aspektin ekonomik, do të ketë mundësi të kontaktit dhe forcimit të partneriteti, mundësi të teknologjisë, mundësi për arsim e depërtim në treg.
“Në sektorin e drurit kemi pasur humbje të mëdha gjatë eksportit, sepse kemi eksportuar produkte të gatshme, por në pamundësi të montimit dhe përcjelljes që do të shtonin vlerën e eksportit. Kjo do të jetë një perspektivë. Shqetësuese mund të jetë që do të ketë një fluks të madh të lëvizjes dhe një sfidë për diasporën, sepse mund të ketë edhe rënie të remitancave nga diaspora në Kosovë, sepse është e pamundur që ta bartin barrën edhe të vizitave në Kosovë edhe mbajtjes së familjarëve atje”, ka theksuar Gërxhaliu.
Edhe ekonomisti Muhamet Mustafa duke folur për Radio Kosovën vlerëson se kjo është një ngjarje historike për vendin dhe qytetarët e Kosovës. Liberalizmi i vizave, ka efekte pozitive në shumë fusha, thotë Mustafa.

Hiqni dhimbjen e kyceve brenda 3 ditësh me këtë mënyrë të sigurt
Krahu i djathtë i Putin: Ka ardhur koha që Rusia të largohet nga Ukraina -…
“Në sektorin e drurit kemi pasur humbje të mëdha gjatë eksportit, sepse kemi eksportuar produkte të gatshme, por në pamundësi të montimit dhe përcjelljes që do të shtonin vlerën e eksportit. Kjo do të jetë një perspektivë. Shqetësuese mund të jetë që do të ketë një fluks të madh të lëvizjes dhe një sfidë për diasporën, sepse mund të ketë edhe rënie të remitancave nga diaspora në Kosovë, sepse është e pamundur që ta bartin barrën edhe të vizitave në Kosovë edhe mbajtjes së familjarëve atje”, ka theksuar Gërxhaliu.
Edhe ekonomisti Muhamet Mustafa duke folur për Radio Kosovën vlerëson se kjo është një ngjarje historike për vendin dhe qytetarët e Kosovës. Liberalizmi i vizave, ka efekte pozitive në shumë fusha, thotë Mustafa.
“Me këtë lehtësohet komunikimi i drejtpërdrejtë dhe transaksionet biznesit, marrëveshjet, partneritetet stimulohen ndërmjet vendeve anëtare të BE-së. Është më rëndësi jo vetëm në aspektin e këmbimit të mallrave, por edhe në përgjithësi në avancimin e kërkimeve shkencore, edukimit kulturor-arsimor, sportiv, dhe komunikimi në këto fusha patjetër që ngrit nivelin në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës”, ka thënë ai.
Ndërkohë, Aleanca Kosovare e Biznesit ka vlerësuar se liberalizimi do t’ia kursejë Kosovës rreth 20 milionë euro në vit. Përmes një njoftimi, në AKB kanë vlerësuar se kosovarët paguanin shumë kosto të lartë financiare kohore për të marrë një vizë biznesi, bashkim familjar, vizë turistike apo pune, derisa termini për viza kishte kosto të lartë.