“Liberalizoni vizat për Kosovën”, Rama: Qëndrimi i BE-së i pakuptimtë

Prishtinë | 24 Gus 2022 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i bëri thirrje Bashkimit Evropian të liberalizojë vizat për Kosovën.

Nga Austria, i pranishëm në forumin European Alpbach, me temë “Zgjimi gjeopolitik i BE-së” Rama e cilësoi qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës të pakuptimtë.

“Ç’është ky zgjim kur ke BE-në realitetin e vetëm gjeografik në harta. Për të hyrë në vendet e Ballkanit, duhet të hysh në BE. Ky realitet gjeografik nuk trajtohet në mënyrën e duhur. Më pak se 2 milionë njerëz mbahen peng në zemër të Evropës. Kur vjen fjala për të mbështetur suksesin e dialogut, askush nuk mendon, jepuni njerëzve të drejtën të lëvizin por le të ketë më shumë dialog konstruktiv”, tha Rama

Në fjalën e tij, Rama u shpreh skeptik lidhur me politikat e Bashkimit Evropian, që sipas tij nuk duket se po ndryshon.

“Nëse do ta shohim në një pamje të përgjithshme do të ndjeheshim mirë. Por po të hynim në detaje do të kuptojmë se ajo çfarë shohim në panoramë të përgjithshme është reagues, që është një mënyrë e mirë për të reaguar. Por nuk është një veprim proaktiv për të ndryshuar disa gjëra që ekzistojnë dhe thërrasin për drejtësi”, tha Rama.

Të ngjashme