Ministri i Punëve të Jashtme i Liberisë, Gbehzohngar Milton Findley, i dërgoi një notë homologut serb, Ivica Daçiq, me të cilën, siç thuhet, e njoftoi se Liberia “e ka anuluar njohjen e pavarësisë së Kosovës”.
Daçiq tha se vendimi i Liberisë është shumë i rëndësishëm për Serbinë, sepse tregon se procesi dhe dialogu vazhdojnë ende.
Në notë thuhet se ky vendim do të mbetet në fuqi deri në fund të negociatave, të sponsorizuara nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Në muajt e fundit, Beogradi ka lobuar te disa vende për të tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës.
Kosova deri më tani ka siguruar 116 njohje të shtetësisë së shpallur në vitin 2008.