Librat, filmat dhe këngët e preferuara të Barack Obamas për vitin 2018

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me ndjekësit e tij në Instagram ka shpërndarë librat, filmat dhe këngët e tij më të pëlqyerat për vitin 2018.

Obama shprehet se me që viti 2018 po mbaron, ai po vazhdon traditën e tij të shpërndarjes së listës me preferencat e tij kulturore.

Ai tregon se kjo atij i jep kohë që të ndahet dhe të shfaq reflektimin e tij të vitit përmes librave, filmave dhe këngëve që sipas tij janë më frymëzueset dhe që pëlqehen nga të tjerët.

“Kjo gjithashtu më jep një shans për të nxjerrë në pah autorë, artistë dhe këngëtar të talentuar – disa që janë emra të njohur dhe për disa të tjerë që nuk keni dëgjuar më parë”, tha Obama në Instagram.

Më tej ai paralajmëroi ndjekësit e tij që të shikojnë këtë liste dhe u tha që shpreson të kenë lexim, shikim dhe dëgjim të këndshëm.

Libri i parë i tij në radhë po del jetë ai i bashkëshortes së tij, Michelle Obama, “Becoming”, i dyti në radhë del të jetë “An American Marriage”, nga Tayari Jones.

Ndërsa dy filmat më të preferuar të tij del të jenë: Annihalitaion dhe Black Panther.

Këngët e tij më të dolën të jenë “Apes**t” nga The Carters dhe “Bad Bad Neës” nga Leon Brigeds.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme