Botimi i librit nga John Bolton ka nxitur reagime të shumta në Shtëpinë e Bardhë në Ëashington.
Nëpërmjet tij, Bolton, akuzoi shefin e dikurshëm të tij Donald Trump, se iu lut presidentit kinez Xi Jinping në një samit të 2019-ës, që ta ndihmonte për tu rizgjedhur president i Shteteve të bashkuara të Amerikës edhe për një mandat, në zgjedhjet që do të mbahen këtë vit.
Veç kësaj, në librin 577 faqesh të titulluar “Dhoma ku ndodhi: Një Memoir i Shtëpisë së Bardhë”, ish-këshilltari i të parit amerikan, shkruan se Trumpi inkurajoi homologun kinez të ndërtojë kampe përqendrimi për myslimanët në Kinën perëndimore.
Nga Shtëpia e Bardhë u mobilizuan për të ndaluar përkohësisht shitjen e librit, duke e dërguar çështjen në gjykatën federale.
E vetë Trump, ka mohuar akuzat nga ish-këshilltari i tij për siguri kombëtare, duke thënë se ai me këtë rast ka shkelur ligjin.