Liderët botërorë u bashkuan të shtunën për të shtyrë Arabinë Saudite për të dhënë përgjigje rreth Jamal Khashoggit, pasi Riadi ka ndryshuar storien duke pranuar se gazetari ka vdekur dy javë më parë në konsulatën në Stamboll.
Gjermania e ka quajtur spjegimin joadekuat dhe ka shtruar pyetjen nëse shtetet duhet t’i shesin armë Arabisë, përderisa Franca dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar hetim të detajuar për të kuptuar të vërtetën.
Khashoggi ishte zhdukur më 2 tetor, pas hyrjes në konsulatën e Arabisë Sauditë në Stamboll, për të rregulluar disa dokumente për martesë.
Zyrtarët turq kanë deklaruar se kanë dyshime rreth vrasjes së tij nga agjentët saudit dhe se trupi i tij është prerë në pjesë.
Rasti Khashoggi ka shkaktuar reagime të mëdha në botë dhe ka vënë në pyetje bashkëpunimin politik dhe ekonomik në mes Perëndimit, SHBA-së dhe Arabisë Saudite.