Mbretëresha britanike, Elizabeta II, u është bashkuar liderëve botërorë, përfshirë presidentin amerikan, Donlad Trump dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel për të shënuuar pushtimin detar më të madh në histori, çka i ka kontribuuar përfundimit të Luftë së Dytë Botërore.
Mbëretëresha, Princi Çarls, presidentë dhe kryeministra kanë duartrokitur veteranët, teksa së bashku me medaljet e tyre janë nderuar, pas përfundimit të filmit që ka treguar zbritjen e trupave në Normandi.
Kryeministrja britanike, Theresa May ka qenë në shoqëri të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në ngjarjet përkujtimore në Portsmuth.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, kryeministri australian, Scott Morrison, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe liderë dhe figura tjerë shtetërore kanë qenë pjesë e këtyre organizimeve.
Në orët e para të 6 qershorit të vitit 1944, më shumë se 150,000 trupave të aleatëve, Britanisë, SHBA-së, Kanadasë dhe Francës, janë angazhuar nga Portsmushi dhe zonat tjera të afërta për të nisur sulmet ajrore, detare dhe tokësore në Normandi, që kanë rezultuar me çlirimin e Evropës Perëndimore nga regjimi nazist.